BallinaLajmeMë mirë për Tetovën/ KOMUNA E TETOVËS PRANON PËRSËRI DONACION PREJ 211,235...

Më mirë për Tetovën/ KOMUNA E TETOVËS PRANON PËRSËRI DONACION PREJ 211,235 €

​Në seancën e 12-të të Këshillit të Komunës së Tetovës, si pikë e 10-të e rendit të ditës ishte pranimi i donacionit nga “Amazon Proekt” në vlerë prej 211,235 €, më saktësisht për punime shtesë tashmë të kryera në rrugën Sellcë – Llacë.

❓ ​Duke pasur parasysh se donacioni që herën e kaluar pranuam në Këshill nga persona privatë kishte vlerë të ngjashme (njësoj si blerësi i parkingut të Tetovës), pyetëm se si është e mundur një rastësi e tillë. Kryetari i Komunës tha se bëhet fjalë për donacion në vlerë pune dhe jo në mjete financiare, ngjashëm me donacionin e 50 shportave për mbeturina nga “Më mirë për Tetovën”.

⁉️ ​Në mbrojtje të projektit dhe e mahnitur nga asfaltimi u paraqit njëra nga këshilltaret e makinerisë votuese, e cila na sugjeroi se, kur bëhet fjalë për rrugë të shtruara me asfalt, nuk duhet të parashtrojmë pyetje.

✅ ​Këshilltari ynë, Agron Arifi, sugjeroi që paushallët e një muaji të të gjithë këshilltarëve të donohen për të mirën e qytetit, por një propozim i tillë gjeti veshë të shurdhër te këshilltarët e tjerë të Tetovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments