BallinaLajmeUniversitetet shqiptare ,posaçërisht ai në Tetovë sërish në shënjestër? Deklarata e Petkovskit...

Universitetet shqiptare ,posaçërisht ai në Tetovë sërish në shënjestër? Deklarata e Petkovskit në koordinim me MASH -Mickoski-VLEN .

www.telegrami.mk

analizë

Deklarata e ish socialistit Tito Petkoski po çka se është nga LSDM apo  НСДП ai po përkrah idenë që RMV i ka tepër 6 universitete shtetërore ,që si ide i shkojnë përshtati ministres së MASH Janevskës-VMRO-DPMNE dhe VLEN,prapavija është që njëri nga universitetet shtetërore shqiptare ai i Tetovës të mbyllet,të mbetet Universiteti Nëna Terezë në Shkup,që e kontrollon VLEN dhe VMRO-DPMNE ,ide që vjen nga komunizmi se shqiptarët nuk kanë nevojë për shkollime të larta universitare në gjuhën shqipe ,mjaft e kanë Shkollën e Lartë Pedagogjike në Shkup ,tash ndryshon Universitetin në Shkup Nëna Terezë do e kontrollonte Qeveria -Mickoski -VLEN në Shkup,dhe kuptohet ndikimi i shtetit do ishte më i madh,por VLEN ka hy në këtë lojë se i vjen mirë sepse me Tetovën nuk kalon kontrolli universitar,dhe arsyetimi i Petkovskit,se janë tepër 6 universitete tani nuk qëndron,sepse mosuksesi i Universiteteve maqedonase nuk është nga univesritetet shqiptare por nga vetë blloku maqedonas në renditjet botrore ,sepse atë që bëri BDI me familjarizëm universitetet maqedonase e kanë të mbjellur që moti p.sh rast më eklatant vetë Kryeministri Mickoski asistent te babai i vet në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi-Shkup…Pra partitë e bllokut maqedonas të të gjitha ngjyrave bashkohen vetëm te eliminimi i të drejtave të shqiptarëve,kjo deklaratë nuk është thënë kot .kinse vjen nga parti tjetër që nuk është në pushtet ..një fjalë e urtë shqipe thotë tymi del flakë më vonë …

https://telegrami.mk/ish-komunisti-tito-petkovski-lsdm-maqedonia-ska-nevoje-per-gjashte-universitete/

Deklarata e ish-politikanit maqedonas Tito Petkovski se Maqedonia e Veriut nuk ka nevojë për gjashtë universitete shtetërore ka hapur debat të ri mbi të ardhmen e arsimit të lartë në vend. Në opinionin shqiptar, këto qëndrime ngjallin shqetësime se pas argumentit për racionalizimin e sistemit universitar mund të fshihet ideja e dobësimit të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, veçanërisht e Universiteti i Tetovës.Arsyetimi se vendi me rreth 1.5 milion banorë nuk ka nevojë për gjashtë universitete shtetërore mund të tingëllojë ekonomikisht i pranueshëm në shikim të parë. Megjithatë, problemi i cilësisë së arsimit të lartë nuk lidhet domosdoshmërisht me numrin e universiteteve, por me mënyrën e menaxhimit, standardet akademike, investimet në kërkim shkencor dhe luftën kundër nepotizmit e partizimit.

Për shumë shqiptarë, debati bëhet i ndjeshëm sepse historikisht arsimi i lartë në gjuhën shqipe ka qenë objekt i pengesave dhe kufizimeve. Pikërisht për këtë arsye, çdo ide për reduktimin e universiteteve ngjall dyshime se universitetet shqiptare mund të jenë ndër të parat që do të viheshin në shënjestër.

Nga ana tjetër, rezultatet e dobëta të universiteteve të vendit në renditjet ndërkombëtare nuk mund t’u atribuohen universiteteve shqiptare. Problemet e arsimit të lartë janë të pranishme në të gjithë sistemin universitar, si në institucionet shqiptare ashtu edhe në ato maqedonase. Prandaj, reforma e vërtetë do të duhej të fokusohej te cilësia, meritokracia dhe konkurrueshmëria akademike, e jo te zvogëlimi i hapësirës arsimore në gjuhën shqipe.Arsimi i lartë në gjuhën shqipe nuk duhet parë si barrë për shtetin, por si një e drejtë kushtetuese dhe një investim në zhvillimin e shoqërisë. Debati për reformimin e universiteteve është i nevojshëm, por çdo zgjidhje që perceptohet si cenim i institucioneve universitare shqiptare do të hasë në kundërshtim të fortë, sepse çështja e arsimit për shqiptarët ka qenë gjithmonë më shumë se një çështje akademike – ka qenë edhe çështje e barazisë dhe e dinjitetit kombëtar…www.telegrami.mk

==================================

P.S. Tek blloku i universiteteve shtetërore shqiptare kuptohet therrë në sy Universiteti i Tetovës ,por te blloku i Universiteteve shtetrore maqedonase ,pra me siguri mbeten USH SHËN KIRILI-SHKUP (Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup) është themeluar zyrtarisht më 24 prill 1949 dhe konsiderohet universiteti i parë shtetëror në Maqedoninë e Veriut. Fillimisht u formua me tre fakultete: Filozofik, Mjekësi dhe Bujqësi-Pylltari),

Universiteti St. Clement of Ohrid University of Bitola në Manastir (Bitola) është themeluar më 25 prill 1979 si universiteti i dytë shtetëror në Maqedoninë e atëhershme, pas Universitetit të Shkupit. Fillimisht u formua nga disa fakultete dhe institute shkencore të Manastirit, Ohrit dhe Prilepit.

Ndërsa pikë pyetje e madhe a do mbetet ose për të treguar supremacinë nacionale mbetet Universiteti Goce Delcev University në Shtip është themeluar më 27 mars 2007, me qëllim zhvillimin akademik dhe ekonomik të rajonit lindor të Maqedonisë së Veriut. Në vitin e parë funksionoi me 7 fakultete dhe një shkollë të lartë.

i gjashti universitet që nuk mund të preket Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë është një nga universitetet më të rëndësishme private-publike në Maqedoninë e Veriut.

U themelua në tetor të vitit 2001

  • U hap me mbështetje ndërkombëtare (OSBE, BE, SHBA dhe donatorë të tjerë)
  • Statusi juridik
  • Është universitet privat-publik jofitimprurës
  • Kjo do të thotë:
    • nuk është plotësisht shtetëror
    • nuk është universitet privat klasik
    • ka model të veçantë me bord ndërkombëtar dhe financim të përzier

Vendndodhja

  • Kampusi kryesor: Tetovë (Ilindenska nr. 335)
  • Ka edhe qendër/kampus në Shkup

Karakteristikat

  • Ligjërata në shqip, maqedonisht dhe anglisht
  • Fokusohet në: ekonomi, drejtësi, teknologji, gjuhë dhe shkenca sociale
  • Konsiderohet universitet me orientim ndërkombëtar dhe multietnik
  • UEJL = universitet privat-publik (jo shtetëror i plotë)
  • Themeluar: 2001
  • Vend: Tetovë + Shkup
  • Hë për hë 3 universitete (në gjuhën maqedonase )me 2 universitete (në gjuhën shqipe) dhe duhet supremaciteti shtetëror të vijë në shprehje 3 (gjuhën maqedonase) me 1 (në gjuhën shqipe),Universiteti i UEJL ose i Shtulit nuk mund të preket plus që nga themelimi vepron në 3 gjuhë i themeluar nga ndërkombëtarët

============================================================

Mesut Shabani


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments