0.3 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDështimi i ndërtimit të kanalizimit në Haraçinë nga Sadulla Duraku, e realizon...

Dështimi i ndërtimit të kanalizimit në Haraçinë nga Sadulla Duraku, e realizon LSDM-ja !?

Në komunën e Haraçinës sot ka qëndruar për vizitë ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili njëkohësisht edhe ka promovuar punimet në rrjetin e kanalizimit në këtë komunë, projekt ky i premtuar dhe i parealizuar nga partitë tjera për vite me rradhë, shkruan Zhurnal.mk

Nëse kthehemi vite prapa në kohë, ky ishte një nga projektet që ishte promovuar për vite me rradhë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo e cila në pushtet për vite me rradhë pas vitit 2001 por që edhe ka drejtuar këtë komunë për disa vite.

Edhe pse ka pasur premtime si para zgjedhore e pas zgjedhore në secilin cikël, rrjeti i kanalizimit në Haraçinë nuk ishte ndërtuar aspak, ndërsa arsyeja nuk dihet?

Pasiqë BDI para dy viteve edhe humbi komunën e Haraçinës dhe nuk arriti të fitojë votat për të drejtuar edhe për një mandat, megjithatë si detyrë për realizimin e këtij projekti të premtuar ia kishin lënë Sadullah Duraku i cili edhe morri postin e Ministrit të ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë.

Por si duket ai nuk e kishte marrë aspak parasysh realizimin e këtij projekti edhe në këtë drejtim, thjeshtë dështoi.

Haraçina si duket për t’u bërë me rrjet kanalizimi duhej të priste qënë krye të kësaj komune të vijë një grua edhe atë nga rradhët e LSDM-së që të finalizojë projektin e shumë premtuar dhe këtyre banorëve t’u kthehet një jetë edhe më e mirë.

Në anën tjetër, ish ministri i ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor Duraku nga ministër u bë zëvendës kryeministër pra njeriu i dytë në qeveri, derisa interesimi për realizimin e këtij projekti të premtuar nga partia e tij ishte zero dhe thjeshtë ngeli në haresë të tyre.

Madje, Agjencia e lajmeve Zhurnal nga burime partiake mëson se Sadullah Duraku është kritikuar jashtëzakonisht shumë edhe nga bashkëpartiakët e tij se dështimi më i madh për të si ministër ka qenë premtimi dhe realizimi i rrjetit të kanalizimit në Haraçinë por që ai e kishin lënë në haresë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments