BallinaLajmeBDI shiti “gjysmën e Tetovës”, ja pronat publike që u shitën në...

BDI shiti “gjysmën e Tetovës”, ja pronat publike që u shitën në kohën e tyre

Fushata e fundit e BDI-së kundër kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, lidhur me pronat publike, shihet si përpjekje për të larguar vëmendjen nga një prej periudhave më të errëta të menaxhimit të pasurisë publike në Tetovë, pikërisht kohën kur BDI udhëhiqte me komunën.

Për vite me radhë, nën qeverisjen e BDI-së, prona dhe hapësira me vlerë marramendëse për qytetin u shitën me çmime simbolike, në disa raste edhe për vetëm 3 deri në 5 euro për metër katror.

Një nga rastet më skandaloze mbetet “Teteksi”, ku në vitin 2012 janë shitur 227,619 metra katrorë për vetëm 1 milion euro, apo më pak se 5 euro për metër katror, ndërsa vlera reale e kësaj prone llogaritet mbi 91 milionë euro.

Në vitin 2019, prona e “Shikellakut” prej 5,968 metrash katrorë u shit për vetëm 29 mijë euro, ndërkohë që sipas vlerësimeve reale toka kap vlerë mbi 3.5 milionë euro.

Po ashtu, “Edinstvo” me mbi 25 mijë metra katrorë u shit për vetëm 90 mijë euro, ndërsa vlera reale e saj tejkalon 15 milionë euro. Në qendër të Tetovës, prona e “Interprometit” prej 3,000 metrash katrorë u dha për vetëm 15 mijë euro, një shumë që konsiderohet tallje me interesin publik.

Lista vazhdon edhe me “Aluminën” dhe “Monopolin”, prona që u shitën për shuma minimale krahasuar me vlerën e tyre reale në treg.

Sipas përllogaritjeve, dëmi total nga këto gjashtë raste tejkalon 130 milionë euro, një shifër alarmante tregon mënyrën se si është trajtuar pasuria publike gjatë viteve të qeverisjes së BDI-së në Tetovë.

Sot, të njëjtët njerëz që ia bënë qytetit këtë, tentojnë të paraqiten si mbrojtës të interesit publik. Ironia e kësaj është se figurat që bëjnë fushatë kundër Bilall Kasamit, janë pikërisht personat që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes në atë periudhë.

Në opinion tashmë shtrohet pyetja se me çfarë kredibiliteti moral BDI flet sot për mbrojtjen e pronës publike, kur pikërisht gjatë pushtetit të saj u realizuan disa nga shitjet më të dëmshme për Tetovën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments