Kryeministri Hristijan Mickoski shprehu sot qëndrimin e tij lidhur me protestat e studentëve të cilët kërkojnë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se, pavarësisht politikës dhe interesave në imponimin e temës për përdorimin e gjuhëve gjatë dhënies së këtij provimi, ai është i gatshëm për bisedime, por vetëm nëse ato vendosen në prizmin e duhur.
„Jam i interesuar dhe i gatshëm të ndihmoj në çdo proces që do të nënkuptojë arsim më të mirë dhe më të fortë. Nuk kam asnjë rezervë për të biseduar mbi temat që janë aktuale sot dhe që çdo komunitet të ketë të drejtën të përparojë dhe të përdorë gjuhën e vet, përderisa kjo është brenda kornizës së Kushtetutës, ligjeve dhe përderisa respektohet shenja jonë identitare, gjuha maqedonase.
Prandaj, shumë shpejt do të arrijmë në një zgjidhje të cilën të gjithë duhet ta mbështesim dhe e cila do të tejkalojë interesat partiake e politike individuale dhe tendencat për të ngecur në një tjetër kurth nacionalist“, tha Mickoski.
