BallinaLajmeZërat për tërheqjen e ambasadorit Meidani, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë.Komentet...

Zërat për tërheqjen e ambasadorit Meidani, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë.Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin..

Reagim i Zëdhënësit të MEPJ, Alteo Hysi

Lëvizjet diplomatike, përfshirë ato në nivelin e Titullarit të Përfaqësisë, realizohen gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi, kuadrin e brendshëm rregullator për Shërbimin e Jashtëm, si dhe me praktikat e konsoliduara diplomatike.

Këto procese mbështeten mbi analiza profesionale dhe institucionale, duke pasur si objektiv përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore, në përputhje me prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë. Vendimmarrja përkatëse përfshin koordinimin dhe konsultimin me institucionet përgjegjëse shtetërore.

Komentet dhe pasqyrimet në media nuk pasqyrojnë realitetin, aq më pak procesin institucional që ndiqet në raste të tilla.

Në mënyrë të veçantë, hamendësimet apo interpretimet e paraqitura si fakte janë tërësisht të pabazuara dhe nuk meritojnë vëmendje të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments