Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut informoi për Portalb.mk në lidhje me arrestimet e sotme gjatë kohës së protestës.
“Sot (18 maj) rreth orës 17:45, punonjësit policor nga SPB Shkup kanë arrestuar tre persona, shtetas të Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria, duke theksuar se arsye e protestës është prishja e rendit dhe qetësisë publike.
Në njoftim theksohet se arrestimi është kryer para objektit të Ministrisë së Drejtësisë, aty ku edhe planifikohej përfundimit i marshit protestues.
