BallinaLajmePresidenti shqiptar Bajram Begaj pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë...

Presidenti shqiptar Bajram Begaj pret shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Lafçiski.

Presidenti Bajram Begaj priti sot në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral major Sashko Lafçiski.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s.

Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe Aleancën, si dhe shtimin e kontributeve në mbrojtjen kolektive. përcjell Zhurnal.mk .

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments