BallinaLajmeAtë që e dijnë të gjithë, por nuk thuhet publikisht / Nikoloski...

Atë që e dijnë të gjithë, por nuk thuhet publikisht / Nikoloski me klanin, ka përplasje politike me klanin e Mickoskit

www.telegrami.mk

hulumtim gazetaresk

Në skenën politike të Maqedonisë së Veriut po vërehen gjithnjë e më shumë tensione të heshtura brenda pushtetit qeveritar, sidomos mes figurave të rëndësishme të VMRO-DPMNE. Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikoloski po ndërton një profil të fuqishëm politik përmes retorikës nacionaliste dhe projekteve infrastrukturore, duke krijuar përshtypjen se synon të fitojë terren brenda elektoratit tradicional maqedonas. Në të njëjtën kohë, perceptimi se investimet po orientohen më shumë drejt Maqedonisë Lindore, ndërsa Maqedonia Perëndimore mbetet anash,por edhe regjione tjera dikur bastione të LSDM-së, po hapet debat për balancën rajonale dhe raportet e brendshme në qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski.

Në politikën e Maqedoni e Veriut, sidomos te VMRO-DPMNE, rivalitetet e brendshme për ndikim nuk janë të pazakonshme.

Aleksandar Nikoloski prej kohësh shihet si një nga figurat më ambicioze dhe më të zëshme të VMRO-DPMNE-së. Ai mundohet të ndërtojë profil “kombëtar” dhe ekonomik, sidomos përmes projekteve infrastrukturore dhe retorikës patriotike. Ndërsa Hristijan Mickoski ka autoritetin formal si kryeministër dhe lider partie, figura si Nikoloski shpesh tentojnë të krijojnë bazë të pavarur politike brenda elektoratit konservator maqedonas.

Perceptimi se po favorizohet Maqedonia Lindore, ndërsa anashkalohet Maqedonia Perëndimore ku shqiptarët janë shumicë apo pjesëmarrje e madhe demografike, është politikisht shumë sensitiv. Nëse investimet publike perceptohen si etnikisht të motivuara, kjo mund të thellojë ndarjet rajonale dhe etnike. Megjithatë, për një akuzë të tillë ka motiv dhe duken krahasimet konkrete të buxheteve, projekteve infrastrukturore, rrugëve, hekurudhave, investimeve kapitale etj.

Sa i përket rivalitetit të brendshëm, heqja e posteve të nënkryetarëve në VMRO-DPMNE mund të interpretohet edhe si përpjekje e Mickoskit për centralizim të kontrollit partiak dhe shmangie të krijimit të “qendrave paralele të fuqisë”. Në partitë ballkanike, kur lideri eliminon poste të ndërmjetme, zakonisht synon të kufizojë profilizimin e figurave që mund të bëhen rivalë të ardhshëm.

A mund të ketë përplasje? Po, është e mundshme në disa forma:

  • rivalitet i heshtur për ndikim te elektorati i VMRO-së; garë për poste dhe tenderime;
  • garë për kontroll mbi projektet infrastrukturore dhe ekonomike;
  • nacionalizëm më i theksuar nga figura të caktuara për të fituar bazën tradicionale;
  • tensione nëse Mickoski ndien se dikush po ndërton kult personal brenda partisë.

Por aktualisht nuk duket se Nikoloski ka fuqi reale për ta sfiduar direkt Mickoskin. Mickoski kontrollon qeverinë, partinë dhe aparatin institucional. Më shumë mund të flitet për pozicionim afatgjatë sesa për përplasje të hapur tani për tani.

Nga ana tjetër, nëse ekonomia dobësohet, ka pakënaqësi në VMRO ose ndonjë krizë politike, figura si Nikoloski mund të tentojnë të paraqiten si alternativë më “e fortë nacionaliste” brenda kampit maqedonas.

Edhe pse aktualisht Mickoski mban kontrollin kryesor mbi partinë dhe qeverinë, dinamika e brendshme në VMRO-DPMNE tregon se gara për ndikim politik nuk ka pushuar. Nikoloski duket se po investon në krijimin e një identiteti politik më të fortë nacionalist dhe ekonomik, gjë që mund të interpretohet si pozicionim për të ardhmen. Rasti i Nikolla Gruevskit flet për ngulitje ,deri sa ishte kryeministër i Hungarisë Orban ishte i mirëpritur.Ditën që ra Orban nga pushteti ,huazimet për kreditë përfunduan,dhe filluan thikat pas shpine Mos u paraqit në kufi se Ligji është i njëjtë për të gjithë,edhe pse pati shkrime se është farsë nga Mickoski-Nikoloski,doli e vërtetë.Frika nga humbja e partisë dhe marja e pushtetit nga njerëzit e Gruevskit këtu në Maqedoni për Mickoskin-Nikoloskin është KAFSHATË QË NUK KAPËRDIHET ,pra nuk është tallje por realitet se Gruevski mund të përfundojë prapa grilave. Nëse vazhdojnë paknaqësitë brenda VMRO-DPMNE-së dhe perceptimet për ndarje rajonale të investimeve(regjione të Nikoloskit në Pellagoni ku ai mundohet të fitojë si Nikoloski jo si parti VMRO-DPMNE ,të cilën do e përdorë si pararojë ) dhe normal që ka rritje të rivaliteteve të brendshme, nuk përjashtohet mundësia që brenda pushtetit të shfaqen përplasje më të dukshme për ndikim, poste dhe tenderime ,autoritet dhe trashëgimi politike në kampin maqedonas…MOS QOFSHI NË LËKURËN E NIKOLOSKIT …TË JESH I DYTI… PËRHERË…JE NUL ..I DYTI…I DYTI…I DYTI …sikur nuk je .. ËSHTË…ANKTH nate.. …www.telegrami.mk

===================================================

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments