BallinaLajmeSnopçe-për Nikoloskin: Për “Korridorin 8” pyesin UNESCO-n, për 5 mijë ndërtime pa...

Snopçe-për Nikoloskin: Për “Korridorin 8” pyesin UNESCO-n, për 5 mijë ndërtime pa leje në Ohër po heshtni

Ka shumë pyetje që mund t’i parashtrohen zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit, z. Aleksandar Nikollovski.

Mund ta pyesim, për shembull, sa herë ka qenë në Hungari për të takuar mentorin e tij, z. Nikolla Gruevski? Apo nëse është e vërtetë se ai përbën lidhjen e kësaj qeverie me Orbanin dhe Vuçiçin? Mund ta pyesim gjithashtu nëse pajtohet se vazhdimisht i ka gabuar parashikimet, nga ato për zgjedhjet në Hungari, deri te deklaratat se Shqipëria kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. A do të rezultojë edhe kjo një tjetër huqje e tij?

Mund ta pyesim nëse qëndron ende pas deklaratave të tij se në Shqipëri ka të burgosur politikë dhe se nuk i bëhet vonë nëse shteti ynë prish raportet me kryeministrin Edi Rama dhe me Shqipërinë. Apo ndoshta duhet ta pyesim se cili është qëndrimi i tij lidhur me propozim-ligjin për arsimin e lartë: a qëndron në linjën e Gruevskit, që në një farë mënyre ishte për demonopolizimin e arsimit të lartë, apo sot ndan të njëjtin mendim me Mickoskin, i cili synon monopolizimin e këtij sektori?

Po ashtu, mund ta pyesim për Korridorin 8. Pse, kur bëhet fjalë për lidhjen e vendit tonë me Shqipërinë, rekomandimet e UNESCO-s konsiderohen të rëndësishme, ndërsa kur bëhet fjalë për mbi 5.000 ndërtime pa leje dhe rreth 450 vendime për rrënim në vendlindjen e tij, në Ohër, ku UNESCO ka dhënë dhjetëra rekomandime, ato nuk konsiderohen të rëndësishme?

Apo ta pyesim se kur e ka thënë të vërtetën: atëherë kur, si bashkëpunëtor i afërt i Gruevskit, deklaronte se punëtorët kinezë tashmë kishin ardhur dhe autostrada do të përfundonte për tre vite, apo sot, si ministër, kur publikon fotografi duke promovuar tunele që ende nuk janë ndërtuar?

Megjithatë, vendosa të mos parashtroj asnjërën nga këto pyetje, sepse që në fillim e di se çfarë përgjigjeje do të japë. Ai do të dalë në foltore dhe, në vend që të përgjigjet, sipas stilit të tij, do të shtrojë kundërpyetje ose do të merret me “makthin” e tij, Arben Taravarin dhe Aleancën për Shqiptarët, duke e fajësuar për gjithçka.

Duke e njohur këtë qasje, nuk është çudi që nga foltorja të akuzojë Arben Taravarin edhe për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe të energjisë elektrike, për ndryshimin e trasës së Korridorit 8, për diskriminimin e gjuhës shqipe, madje edhe për raste të rënda kriminale sikurse kalimi i pese tone marihuana nga kufiri i shtetit. Në këtë logjikë, nuk do të ishte befasi që ai ta fajësonte Arben Taravarin për çdo problem, deri në absurditet, sikurse gjenocidi ne Gaza dhe lufta ne Iran.

Prandaj, në vend të tij, zgjodha t’i drejtohem ministrit të Punëve të Jashtme, z. Mucunski: a pajtohet ai me deklaratat e z. Nikollovski për Shqipërinë dhe a i konsideron të rëndësishme marrëdhëniet me kryeministrin shqiptar, z. Edi Rama, dhe me vetë Shqipërinë?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments