BallinaLajmeRokas bën thirrje për unitet politik! Thotë se Maqedonia e Veriut është...

Rokas bën thirrje për unitet politik! Thotë se Maqedonia e Veriut është më afër se kurrë anëtarësimit

Ambasadori i BE-së në vend, Mihalis Rokas, bëri thirrje për një unifikim më të madh politik në Maqedoninë e Veriut, me qëllim që vendi të përmbyllë hapat për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Duke folur në konferencën e organizuar me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 25-vjetorit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, Rokas theksoi se BE-ja mbetet partneri më i rëndësishëm ekonomik dhe politik i vendit, duke ofruar mbështetje përmes investimeve, programeve dhe fondeve të ndryshme.Sipas tij, sfidat aktuale nuk janë vetëm teknike, por edhe politike, duke kërkuar vendosmëri dhe bashkëpunim më të madh ndërpartiak.

Ai nënvizoi se zgjerimi i BE-së është një vendim politik dhe se duhet shfrytëzuar momenti aktual për të bërë përparim real, duke zbatuar reformat e dakorduara në vitin 2022 dhe duke hapur negociatat.Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bekim Sali, theksoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit dhe se reformat tashmë po japin rezultate konkrete në fusha kyçe si sundimi i ligjit dhe ekonomia.

“30 vite më parë relacioni ynë me BE filloi si vizion, 25 vjet më parë u ankorua në një marrëveshje formale, sot është një strukturë dinamike dhe një proces i orientuar drejt rezultateve, por le të jemi po aq të qartë… Ambicia jonë është anëtarësim i plotë, asgjë më pak. Ne i qasemi këtij qëllimi me seriozitet, përgjegjësi dhe vendosmëri, sepse besojmë se Maqedonia e Veriut i përket Bashkimit Evropian – politikisht, ekonomikisht dhe gjeografikisht dhe sepse BE është më e fortë, më kredibile dhe më e kompletuar me shtetet e Ballkanit Perëndimor brenda”, deklaroi Bekim Sali – zëvendëskryeministër i parë.Do të pajtohem me ty që the se shpresat ishin të larta dhe përgjigja ishte “me përshëndetje”, por ka pasur dështime dhe zhgënjime gjatë viteve dhe çështja është të shikosh përpara sepse nuk ka asnjë dyshim se Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe në fakt jemi shumë më afër sesa mendojmë, por besoj se ajo që mungon në këtë moment është njëfarë pragmatizmi, vendosmërie dhe një dëshirë për t’u bashkuar në të gjithë spektrin politik në mënyrë që të merret vendimi përfundimtar dhe hapat e ardhshëm”, u shpreh Michalis Rokas – shef i delegacionit të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments