BallinaLajmeASH-Sela: Nuk qëndruam në sallë për të bërë badenterin

ASH-Sela: Nuk qëndruam në sallë për të bërë badenterin

Duam të sqarojmë opinionin publik se nuk është e vërtetë që deputetët e Aleancës për Shqiptarët (Ziadin Sela) kanë qëndruar në sallë për të marë pjesë në votimin e Ligjit për largimin e Qeverisë teknike. Ne jemi subjekt autonom dhe kozistent si në qëndrime ashtu dhe në veprimet tona politike dhe nuk mund të na tërheqin partitë e tjera pa konsultime paraprake dhe të na urdhërojnë kur të hyjmë e kur të dalim nga Kuvendi. Deputetët e ASH-Sela kanë shfrytëzuar të drejtën për diskutim dhe pas përfundimit të diskutimeve janë larguar nga Kuvendi dhe NUK DO TË MARRIN PJESË në votim.

Ky veprim është pjesë e kozistencës tonë politike, ne si dje edhe sot jemi KUNDËR heqjes së Qeverisë teknike dhe këto qëndrime i përsëritëm edhe në Kuvend, për dallim nga subjektet e tjera të cilat ndryshojnë qëndrimet varësisht nga situatat dhe pozicionet, ndryshe në takimin e liderëve dhe ndryshe gjatë diskutimit në Kuvend.

Po e përsërisim edhe një herë, ne jemi kozistentë në këtë temë dhe vazhdojmë të jemi kundër largimit të Qeverisë teknike, pasi vlerësojmë se nuk janë eliminuar shkaqet që sollën këtë mekanizëm. Dëshmi për këtë janë raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit ku qëndrojnë vërrejtjet e njëjta si për zgjedhjet e kaluara kur u vendos Qeveria teknike.

– Aleanca për Shqiptarët – Ziadin Sela

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments