1 C
Tetovo
E diel, 22 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeRTK- HARADINAJ - KURTIT: MOS E HIQ TAKSËN, PANTOLLONAT I...

RTK- HARADINAJ – KURTIT: MOS E HIQ TAKSËN, PANTOLLONAT I ZBRITE KUR KËRKOVE AMERIKANËVE AMORTIZIMIN TIM. ( min 3.20)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka bërë thirrje kryeministrit të ri, Albin Kurtit, që të mos e heqë taksën për mallrat e Serbisë.

Në një intervistë për RTK-në Haradinaj ka thënë se heqja e masës do të ishte shumë gabi dhe do ta dëmtonte Kosovën.

 “Albini ka ofertu herët me hekë, po më dhimet ku a ka donë më hy. Shiqo, i kisha ba thirrje mos e hek taksën! Unë nuk asht se pajtoj me Albinin, i kam qëndrimet e mia për të, po edhe ai ka një sakrificë si gjithë Kosova. Edhe ai ka ba burg, ka vujt, ka ra. Në emën të asaj sakrifice, i baj thirrje mos e hek taksën se ke me mbetë cullak. I deshën ka me mbetë, Albin Kurti edhe Vjosa Osmani kanë më met desh, s’ka me met kurgja ma. Çka kanë me i dhanë ma?”, ka thënë Haradinaj.     

Ai është shprehur se reciprocitetin ia kishte ofruar Serbia.

“Reciprocitetin ma ka ofru mu Serbia menjëherë. Është propozim i Kryetarit të Odës Ekonomike të Serbisë. Meniherë e kam pasë në tavolinë. Reciprociteti asht veç m’u mshefë çka janë kah bajnë këta. Këta kanë ofertu me ardhë në pushtet, me dalë ndryshe, po shihet ma. Këta për m’i lanë dynjaja me ardhë në pushtet kanë thanë “jau hekim taksën, se Ramushi s’po jau hjek, jau hjekim”. Okej, po tash s’kanë nevojë me ba. Por nuk nihna mirë nëse Albin Kurti iu thotë amerikanëve: taksën kam me hek veç nalmna Ramushin! Nuk asht në rregull. Unë vij deri k’tu me ja ba ma t’lehtë Qeverisë tonë, që me i hecë pun’t përpara, se na kemi me Serbinë kundërshtime. Përshtypja m’jepet mue që Kurti iu ka thënë amerikanëve që e heq taksën veç aman amortizomna Ramushin”, ka thënë Haradinaj. “Atë përshtypje e përfitova prej bashkëbiseduesve këtu. Është marre ashtu, është keq me ardhe puna dej aty. Me shku me thanë i deshi pantollt veç me mbroni prej Ramushit. Nuk duhet ashtu, jemi tu i ba dëm vendit e jo mue”.

Haradinaj ka thënë se pushteti i ri në Prishtinë “ka mobilizuar shumë pa kurrizorë gjëja me shpjegu se pse reciprociteti është më i mirë se taksa”. S’po të vjen marre more. Të ka dhunu gra, t’ka djeg të madh e të vogël e ti ka prish vorret…Ppo do me ia jep 500 milionë me shku me ble armë në Rusi.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments