BallinaLajmeLigji për Arsim të Lartë, Bekim Sali-VLEN: Version me të gjitha sugjerimet...

Ligji për Arsim të Lartë, Bekim Sali-VLEN: Version me të gjitha sugjerimet e universiteteve shqiptare.Arbana Pasholli-BDI: Po bëjnë jehonë nëpër rrjetet sociale

Zëvendëskryeministri Bekim Sali ka deklaruar se Ligji për Arsimin e Lartë është miratuar në qeveri, në versionin final duke përfshirë të gjitha sugjerimet e universiteteve shqiptare, ndërsa theksoi se asnjë i punësuar nuk do të largohet nga puna. Nga ana tjetër, deputetja Arbana Pasholli nga opozitarja BDI, ka reaguar duke thënë se vërejtjet nuk janë adresuar plotësisht dhe se po bëhet eufori në rrjetet sociale.

“U miratua versioni final me të gjitha sugjerimet dhe propozimet që kanë ardhur rrjedhimisht nga universitetet shqiptare. Kemi arritur që të kemi një ligj të rafinuar mirë dhe që do t’i përgjigjet të gjitha nevojave të arsimit të lartë në periudhën ardhshme, ajo nënkupton marrëveshjen…ose një pikë e rëndësishme, që ka qenë si shqetësim te punonjësit akademikë, heqja e H indeksit”, tha Sali, duke shtuar se kanë garantuar të punësuarit në universitete se asnjë i punësuar nuk do të largohet nga vendi i punës.

“Mendoj se është një eufori, të cilën ato po e bëjnë jehonë nëpër rrjetet sociale. Mendoj që arritja për ta mënjanuar H indeksin është një shkas për t’u tërhequr vëmendja për probleme serioze të këtij propozim ligji, që kanë të bëjnë si me autonominë financiare, po ashtu edhe me centralizimin e vendimmarrjes”, theksoi Arbana Pasholli, deputete e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments