BallinaLajmePDSH rikthehet furishëm në Saraj, Ylber Çilafi zgjidhet kryetar i degës së...

PDSH rikthehet furishëm në Saraj, Ylber Çilafi zgjidhet kryetar i degës së PDSH-së

Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi Kuvendin Zgjedhor të Degës në Saraj.

Me mbështetje unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Ylber Çilafi, ndërsa njëkohësisht u formua edhe kryesia e re, e cila do të angazhohet në realizimin e prioriteteve dhe forcimin e mëtejshëm të degës.Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit dhe angazhimit konkret për avancimin e strukturave partiake dhe realizimin e synimeve të ardhshme.

Ky kuvend përbën një hap domethënës drejt konsolidimit dhe fuqizimit të PDSH-së në Saraj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments