Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke përdorur një thënie të njohur të Napoleon Bonaparte.Në politikë, budallallëku nuk është pengesë”, ishte mesazhi i shpërndarë nga ambasadori Meidani, një deklaratë që vjen pas debatit të një dite më parë në Parlament, ku zëvendëskryeministri Nikollovski përmendi sërish arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Në Parlament pati debat të ashpër midis deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, pasi akuzuan Nikollovskin se po kontribuon në përkeqësimin e fqinjësisë së mirë me Shqipërinë dhe po përzihet në punët e brendshme të një shteti fqinj.Në ndërkohë, nuk është hera e parë që ambasadori Meidani përdor citate të figurave historike për të përcjellë mesazhe politike.Top Channel
