Komuna e Tearcës sot ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve dhe ndërmarrjeve private që të paguajnë detyrimet tatimore në pronë, përndryshe do të detyrohet që t’ua bllokojë xhirollogaritë bankare nëse kjo nuk bëhet deri në fund të muajit.
Thirrja bëhet pasi që me 31 mars është bërë gjenerimi i detyrimeve tatimore në bazë të tatimeve në pronë për persona fizik dhe juridik (kompani).
« Gjithashtu, komuna njofton se dotë ndërmarrë masa për realizimin e vendimeve për arkëtimin e obligimeve të papaguara, duke përfshirë edhe bllokimin e transaksioneve bankare, » tha komuna në një komunikatë, duke kërkuar nga qytetarët dhe kompanitë që këto obligime të pakryera e poashtu për të evituar ngarkesat shtesë për vonesat të bëhen para 31 prill.

