Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për një takim me profesorin e së Drejtës Kushtetuese, Jeton Shasivari, ku në fokus ka qenë Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Sipas Kasamit, në takim është zhvilluar një bisedë e hapur dhe gjithëpërfshirëse mbi rëndësinë e këtij ligji për ndërtimin e institucioneve më të barabarta dhe garantimin e përfaqësimit të drejtë.
Ai theksoi se gjatë diskutimit janë trajtuar edhe sfidat aktuale që lidhen me këtë proces, duke vënë theks të veçantë në nevojën për zbatim të plotë të ligjit, si dhe në forcimin e demokracisë dhe barazisë në vend.
