2.7 C
Tetovo
E premte, 20 Mars, 2026
BallinaOpinionDritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin(Pjesa e tretë)

Dritan Goxhaj / Hajde bombardojmë Iranin(Pjesa e tretë)

Përllogaritje të gabuara

Në të gdhirë të datës 1 mars Amerika ndërrmori një agresion ushtarak të udhëhequr nga kulti fondamentalist terrorist Sionist i kamufluar si shteti i Izraelit ndaj Iranit. Brenda pak orësh nga ky agresion gjithë Lindja e Mesme, dhe e gjithë ajo që njihet si arkitekturë e rendit modern botëror vazhdon të jetë e përfshirë në një konflikt të pa parë deri më sot që pas Luftës së Dytë Botërore.

Ajo që agresorët pretendonin të ishte një Operacion i shpejtë kirurgjikal po shndërrohet dita ditës në diçka shumë herë më të madhe se ata e kanë parashikuar, duke dalë tashmë jasht kontrollit të tyre.

Them jasht kontrollit të tyre sepse tashmë duket qartë se dy agresorët fondametalist sinonist nuk kanë më fuqi për të ndalur luftën në termat e tyre, ajo fuqi ka kaluar totalisht tashmë në duart e Iranit, pasi lufta mund të ndalet atëherë dhe vetëm atëherë kur Irani të vendosi të mos godasi më të gjitha objektivat amerikano izraelit në rajon.

Në një analizë ushtarake një agresion (operacion) i tillë ushtarak kundër Iranit i cili prodhojë pasoja të papritura, mund të analizohet në bazë të koncepteve ushtarake, koncepte këto që në të gjitha kolegjet e luftës të NATO-s llogariten si përllogaritje strategjike të gabuara që ndodhin përpara ose gjatë konfliktit të armatosur.

Këto koncepte janë:

1. Përllogaritje e gabuar strategjike;

2. Përllogaritje e gabuar në perceptim;

3. Përllogaritje e gabuar në inteligjencë;

4. Përllogaritje e gabuar në aftësi;

5. Përllogaritje e gabuar operacionale;

6. Përllogaritje e gabuar e përshkallëzimit;

7. Përllogaritje e gabuar e sinjalizimit;

8. Përllogaritje e gabuar teknologjike;

Le ti shohim të gjitha me rradhë në raport me Iranin pasi do të na ndihmojnë të përcaktojmë se kush e fiton këtë konflikt.

1. Përllogaritje e gabuar strategjike

Kur flitet për nivelin strategjik gjithëkush e kupton se këtu kemi të bëjmë me strategjinë kryesore të përgjithëshme të një lufte, me atë që konsiderohet si qëllimet politike që duhet të arrihen me anë të një agresioni të tillë. Dhe kjo ka të bëjë me vendimmarrjen në nivelin më të lartë udhëheqës politik- dmth Presidenti i Amerikës dhe Kryeministri i shtetit fondamentalist Sionist të Izraelit.

Në këtë rast duke parë pasojat e papritura që solli ky agresion, dhe duke qënë se agresioni ishte konceptuar si një Blitzkrige që do përfundonte me vrasjen e Liderit Suprem të Iranit, por që nuk rezultoi e tillë, tregon një përllogaritje të gabuar strategjike, pasi udhëheqësia politike amerikano sioniste kish gjykuar gabim situatën e brendëshme politike në Iran, edhe atë gjeopolitike jo vetëm në rajon, por edhe në rang global, përfshi këtu edhe alencat e tyre, të cilat refuzuan t’i bashkangjiten këtij agresioni aventuresk.

Si dhe ishin përllogaritur gabim edhe fuqia kombëtare e vetë agresorëve si dhe e Iranit, por edhe pasojat e një lufte afatgjatë.

Të gjitha këto përllogaritje që duhet të analizohen dhe të bëhen në nivel strategjik.

2. Përllogaritje e gabuar në perceptim

Në koncept bëhet fjalë për nivelin politik dhe psikologjik. Pra ka të bëjë me keqinterpretimin të qëllimeve që vinë nga ana e kundërshtarit, në rastin tonë, Iranit.

Dhe në këtë koncept futet keqinterpretimi si diçka thelbësore në raport me sinjalet diplomatike, dislokimet ushtarake dhe retoriken politike.

Në rastin e Iranit kemi një keqinterpretim të sinjaleve diplomatike dhe bisedimeve diplomatike, por jo përllogaritje të gabuar, gjithashtu kemi keqinterpretim të dislokimeve ushtarake të Iranit brenda kufijve të tij, dhe kemi një perceptim të gabuar të retorikës politike të Udhëheqësit Suprem.

3. Përllogaritje e gabuar e inteligjencës (zbulimit)

Në këtë koncept kemi të bëjmë me shërbimet e inteligjencës dhe vlerësimin e kërcënimeve. Dhe në rastin e Iranit në këto 19 ditë luftime po shihet se gjithë agresioni ushtarak ndaj Iranit është kryer mbi bazën e një informacioni zbulimi të pa plotë e të pasaktë.

Dhe pasojë e kësaj mungese të theksuar të informacionit të zbulimit janë bërë vlerësime të pasakta, si kundrejt kërcënimeve, por edhe kundretj planeve të Iranit dhe kapaciteteve të tija.

4. Përllogaritje e gabuar në aftësi

Ky koncept ka të bëjë me vlerësimin e aftësive ushtarake të gjithë aktorëve në këtë teatër luftimi. Dhe në rastin në fjalë duket qartë që kemi të bëjmë me dy gabime thelbësore amatoreske.

Në fillim kemi të bëjmë me mbivlerësimin e kapacatiteve dhe aftësive të vetë palës agresore të cilët duket që kanë hyrë me idenë se fuqia e tyre ushtarake do e gjunjëzoi Iranin brënda disa ditës, më e shumta një javë.

Dhe njëkohësisht kanë nënvlerësuar kapacitetet dhe aftësitë ushtarake të Iranit i cili jo vetëm që i rezistojë valës së parë së goditjes, por arriti që të kundërpërgjigjet në kohë rekord duke goditur objektiva strategjik, dhe këtë e vërteton edhe fakti se Irani goditjet e tij i paraqet si valë goditje, në mënyrë që të krijojë idenë se armiku përveç valës së parë nuk ka pasur asnjë plan konkret, dhe çdo goditje që bën pas dështimit të valës së parë e të vetme të goditjes, e ka vetëm për inerci dhe për të shkaktuar shkatërrim dhe kaos pa një objektiv të qartë ushtarak ose politk.

Ndërsa Irani me emërtimin e goditjeve në valë numerike tregon se ka pasur plan të veçantë dhe paprapërgatije, për të cilën pala agresore nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as kapacitete zbulimi.

5. Përllogaritje e gabuar operacionale

Ky koncept ka të bëjë me planifikimin e e fushatës ushtarake dhe ekzekutimin e saj. Fakti që operacioni ishte planifikuar të jepte rezultate të tjera nga ato që dha në realitet, dhe fakti që Irani reagoi në mënyrë të menjëhershme me goditje fillestare simetrike, pasi kundërpërgjigja ndaj goditjeve me rraketa u bë menjëherë po me rraketa dhe precize, tregon se kemi një përllogaritje të gabuar në planifikim operacional, dhe përllogaritje të gabuar në afate kohore operacionale.

Dhe pamvarësisht koordinimit midis dy agresorëve, fakti që vetëm pas një jave u detyruan të sjellin kapacitete raketore kundërajrore pasi ato që kishin planifikuar dhe kishin në teatrin operacional nuk arritën të mbulojnë goditjen iraniane, tregon se kemi edhe një dështim llogjistik, si në planifikim operacional edhe në ekzekutim operacional.

6. Përllogaritje e gabuar e përshkallëzimit

Ky koncept ka të bëjë me nivelin e përshkallëzimit me të cilin kundërshtari do të përgjigjet.

Që pas agresionit sionist 12 ditor në qershor të vitit që kaloi, Irani e ka shprehur qartë me qindra herë se nëse do të sulmohej sërish ai do e konsideronte sulmin si një sulm total ndaj ekzistencës së shtetit Iranian, dhe do të kundërpërgjigjej me një luftë totale e cila do të përfshinte gjithë vendet e rajonit, si dhe do të bllokonte edhe ngushticën e Hormuzit.

Por pala agresore jo vetëm që nuk i morri në konsideratë këto deklarata të Iranit, por i konsideronte ato si bllofe përshkallëzimi, duke bërë gabimin fatal, duke i krijuar vetes besimin se Irani jo vetëm që do e toleronte agresionin amerikano izraelit, por edhe nëse do reagonte, do të përgjigjej dobët duke tentuar të shmangte përshkallëzimin e deklaruar.

Agresorët totalisht kanë bërë një përllogaritje të gabuar të përshkallëzimit.

7. Përllogaritje e gabuar e sinjalizimit

Ky koncept ka të bëjë me krizën në komunikim. Pamvarësisht se Irani gjatë gjithë kohës ka dërguar sinjale parandalimi të çdo lloj sulmi, ato në rastin më të mirë janë keqkuptuar, ndërsa në rastin më të keq janë injoruar.

Ky është një nga gabimet thelbësore në komunikim pasi në këtë rast pala agresore nuk është se i ka lexuar gabim paralajmërimet e Iranit, ose nuk i ka vënë re ato, por ajo ka vendosur që ti hedhi poshtë ato duke i trajtuar si një përllogaritje e gabuar e sinjalizimit.

8. Përllogaritje e gabuar teknologjike

Ky koncept ka të bëjë me përllogaritjen e gabuar të fuqisë së sistemve të armëve që përdoren.

Në rastin në fjalë dy agresorët përllogaritën gabim efektivitietin e goditjes dhe fuqisë ajrore, duke besuar se vetëm sulmi me aviacion do të mjaftonte për të thyer qëndrueshmërinë e Iranit dhe rëzimin e qeverisë dhe sistemit islamik të republikës.

Gjithashtu kjo u shoqërua edhe me nenvlerësimin e fuqisë së armëve dhe kundërgoditjes, si dhe kapaciteteve teknologjike, dhe të atyre industriale të Iranit, duke çuar kështu në një përllogaritje të gabuar teknologjike

Dhe kur të tëra këto koncepte rezultojnë të përllogaritura gabim, atëherë bëhet tepër e vështirë për të mos konkluduar në përfundimin se Amerika e shteti fondamentalist sionist i Izraelit nuk do ta fitojnë këtë luftë.

Pamvarësisht se kjo është vetëm një analizë e vogël ushtarake, në realitet kjo luftë është një histori që ndërthur sëbashku gjeografinë që nuk është përllogaritur fare, ose është përllogaritur gabim; besimin fetar i cili po ashtu është përllogaritur gabim;

teknologjinë dhe kapacitetet industriale të prodhmit të dronëve po ashtu të përllogaritura gabim;

identitetin etnik dhe shbërjen e Iranit e përllogaritur gabim;

si dhe në fuqinë e petrodollarit që po rezulton të jetë përllogaritur gabim.

Ideja se vrasja e kryekomandantit do të sjelli shthurjen e forcave të armatosura;

ideja se shaktërrimi i vendkomandës qëndrore do të zhbëjë hierarkinë dhe zinxhirin komandues, mund të funksionojë si teori ndaj ndonjë kundërshtari që është një organizatë e armatosur paramilitare dhe me aktivitet parapolitik, por duke qënë se Irani nuk është një organizatë por një shtet civilizim, tregon se këto ide janë përllogaritur gabim.

Dhe pastaj arsyeja njerëzore nuk arrin të fusi në asnjë kalkulim ose koncept, as strategjik as operacional, e as politik, se vrasja e qëllimshme e 173 fëmijëve do të mund të hynte në ndonje përllogaritje e cila të mund të sillte rënien e sistemit dhe të republikës, përveçse duke bërë efektin e kundërt të çfardo kalkulimi përtej arsyes njerëzore.

Kundërpërgjigja e Iranit, nxorri në pah përllogaritjen e gabuar të agresorëve në të tëra aspektet e koncepteve bazë ushtarake të një fushate ushtarake, duke treguar se lufta e shekullit të 21 nuk mund të bëhet me koncepte të shekullit të 19-20.

Kjo luftë po tregon se konceptet e shekullit 19-20 si dhe sitemet e armëve të bazuara në këto koncepte, janë projektuar thjeshtë për të trembur kundërshtarin dhe jo për të luftuar një luftë të shekullit 21, sidomos kundër një kundërshtari si Irani, të motivuar fetarisht, kombëtarisht,ideologjikisht dhe dhe mbi të gjitha inovativ.

Dhe tashti Irani po i jep agresorëve, Amerikës e Izraelit faturën e përllogaritjes së gabuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments