6.9 C
Tetovo
E premte, 20 Mars, 2026
BallinaLajmeSot fillon pranvera, do të zgjasë 92 ditë!

Sot fillon pranvera, do të zgjasë 92 ditë!

Pranvera në vendin tonë dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 15:46. Në të njëjtën kohë, në hemisferën jugore të Tokës fillon stina e vjeshtës.

Dita e parë e pranverës është dita e 79-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 8 minuta. Dielli lindi në orën 05:37, ndërsa do të perëndojë në orën 17:46.

Pranvera do të zgjasë 92 ditë, deri më 21 qershor në orën 10:24, kur kalendarikisht fillon vera.

Sipas sinoptikëve, për sot parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments