5.3 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Mars, 2026
BallinaLajmeBDI -VLEN- MASH, KUSH NUK I HAROI?/REALITET I DHIMBSHËM NË FSHATIN GOSTIRAZHD...

BDI -VLEN- MASH, KUSH NUK I HAROI?/REALITET I DHIMBSHËM NË FSHATIN GOSTIRAZHD – PRILEP,NXËNËSIT NDJEKIN MËSIMIN NË KUSHTE MESJETARE (VIDEO)

Aktivisti në linkun e fb personal Shkelzen Ajrullai ka vizituar shkollën në fshatin Gostirazhd të Prilepit dhe ajo që ka parë është një pamje që të dhemb zemrën.

Në vitin 2026, rreth 20 fëmijë, nga klasa e parë deri në të pestën, detyrohen të mësojnë në kushte shumë të vështira. Klasa të vjetra, mure të dëmtuara, tavane të amortizuara dhe mungesë e kushteve elementare për një mësim normal.

Sipas asaj që ai ka parë në terren, ky fshat ende nuk ka kanalizim, nuk ka rrugë të rregulluar dhe mungojnë edhe kushtet bazë për një jetë normale.

Është e dhimbshme që në këtë kohë fëmijët përballen me një realitet të tillë, ndërsa politikanët shpesh nuk e kthejnë kokën nga vende të tilla, sidomos aty ku nuk shohin interes për vota.

Fëmijët meritojnë kushte më të mira, arsim dinjitoz dhe një të ardhme më të drejtë.

kliko

http://www.facebook.com/watch/?v=1286528056712925

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments