5.1 C
Tetovo
E enjte, 12 Mars, 2026
BallinaLajmeIzet Mexhiti: SHBA-të mbeten partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin...

Izet Mexhiti: SHBA-të mbeten partner strategjik për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e vendit

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në takim znj. Nicole Varnes, Ushtruese e detyrës në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, forcimin e institucioneve dhe avancimin e reformave që e afrojnë Maqedoninë e Veriut me standardet euro-atlantike.Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe mbështetjes së vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës u japin proceseve demokratike, sundimit të ligjit dhe zhvillimit të përgjithshëm në vend.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik dhe aleat i rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut. Mbështetja e tyre është e çmuar në forcimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e vendit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon”, theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA-të, si faktor kyç në avancimin e proceseve demokratike dhe në zhvillimin institucional të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments