5.1 C
Tetovo
E enjte, 12 Mars, 2026
BallinaLajmeIftari i Edi Ramës bën bashkë Ali Ahmetin, Arben Taravarin e Fatmir...

Iftari i Edi Ramës bën bashkë Ali Ahmetin, Arben Taravarin e Fatmir Limanin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e kësaj të enjteje, sofrën e iftarit për besimtarët me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në këtë organizim ishin të ftuar edhe figura politike nga rajoni dhe vendi e siç duket, bëri bashkë Ali Ahmetin, Fatmir Limanin dhe Arben Taravarin.

Taravari falënderoi Ramën për ftesën dhe mikpritjen që siç tha “Faleminderit që i jep jehonë këtij Muaji të Madhërueshëm dhe kaq të rëndësishëm”.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe Bujar Osmani, që siç tha, pjesë e iftarit në Tiranë ishin me ftesë të kryeministrit Rama, ndërkohë bëri të ditur se pati edhe një bisedë me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

“Kjo mbrëmje e veçantë përcolli mesazhe paqeje, mirëkuptimi dhe solidariteti, duke forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve dhe duke reflektuar vlerat universale që mbart muaji i Ramazanit.

Le të na shërbejë ky muaj si kohë reflektimi, afrimi dhe humanizmi për të gjithë.

Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, tha Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments