11.7 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeKryeministri Rama e ZBULON në Librazhd: Korridori VIII nuk u pranua nga...

Kryeministri Rama e ZBULON në Librazhd: Korridori VIII nuk u pranua nga Bashkimi Europian, bashkëpunimi mes nesh e mundësoi

Gjatë takimit të sotëm me banorët e Librazhdit dhe Përrenjasit ku dhe inspektoi rrugën provizore, kryeministri Rama ceku dhe projektin e Korridorit VIII për të cilin zbuloi se nuk ka qenë pranuar nga BE si korridor europian.Kryeministri zbuloi se arsyeja e mospranimit kishte të bënte me fondet e BE dhe vetëm me këmbëngulje, u arrit të kuptohej rëndësia strategjike. Rama tha se ky projekt është tepër i madh për t’u zhytur në baltë.“Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare. Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian” u shpreh kryeministri Edi Rama.

Ndërsa shtoi më tej se lidhja me portin e Durrësit garanton një lëvzje më të shpejtë të mallrave me një kosto më të ulët.

Fjala e Edi Ramës: Korridori VIII ka qenë prej kohësh i kuptuar dhe i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar nga BE si një korridor europian. Arsyeja ka qenë se jo të gjitha vendet e BE e dëshironin këtë korridor dhe ka pasur gjithmonë refuzim nga ana e BE për ta përfshirë në korridoret europiane sepse përfshirja i jep një korridori vlerën si një aset i BE. Duke qenë aset i BE, bëhet i financueshëm nga fondet europiane ose që mund të merren nga organizatat financiare.

Ka qenë puna, diplomacia jonë që në samitin e zhvilluar në Tiranë mes BE dhe Ballkanit Perëndimor ky korridor u fut në rrjetin europian. Natyrisht që duke u bërë kjo, jo vetëm u kuptua natyra strategjike  e tij, por edhe rëndësia. Lidhja me portin e Durrësit garanton një aks tjetër të lëvizjes së mallrave, më të shpejtë, me kosto më të ulët. Paralelisht, korridori duhet të ndërtohet edhe në vendet që i kemi ngjitur apo më pas, në RMV e Bullgari.

Përpjekja jonë për një krah ushtarak do ta bëjë edhe më të rëndësishëm dhe do të rrisë në mënyrë të jashtëzakonshme vlerën e tij, pronës dhe impaktin ekonomik e social. Është vepër shumë e madhe për t’u zhytur në baltën e makinerisë që veç e prodhon

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments