0.2 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeFëmijët e Manastirit në Kryeministri, takim me Edi Rama

Fëmijët e Manastirit në Kryeministri, takim me Edi Rama

Me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir zhvilluan një vizitë të veçantë në Kryeministrinë e Shqipërisë, ku u pritën nga Kryeministri Edi Rama.

Lajmin e bëri të ditur ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili theksoi se bashkë me zëvendësministren Romina Kuko Premti shoqëruan fëmijët nga Biblioteka “Linkest” në Manastir në këtë takim simbolik.Sipas tij, këta fëmijë janë shembull i përkushtimit për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare edhe përtej kufijve. Ata vazhdojnë të mbajnë gjallë gjuhën shqipe përmes leximit dhe dashurisë për librin.

“Çdo fjalë e mësuar dhe çdo libër i lexuar në shqip është një urë që lidh brezat dhe një dëshmi se bijtë e shqipes, kudo që janë, e mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën e tyre”, theksoi ambasadori.Ai shtoi se aty ku ruhet gjuha shqipe, ruhet edhe shpirti i kombit. 🇦🇱📚🦅

Në këtë mënyrë, përmes librave dhe arsimit në gjuhën amtare, vazhdon të forcohet lidhja e shqiptarëve kudo që jetojnë me identitetin dhe kulturën e tyre kombëtare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments