5.9 C
Tetovo
E diel, 1 Mars, 2026
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut mbështet SHBA-në në përballjen me “kërcënimet destabilizuese” në Lindjen...

Maqedonia e Veriut mbështet SHBA-në në përballjen me “kërcënimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme

Mucunski tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë, por shtoi se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme
Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka deklaruar se vendi i tij qëndron përkrah aleatëve amerikanë në përballjen me “kërcënimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Mucunski në rrjetin social amerikan X tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë, por shtoi se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme.

“Siguria, stabiliteti dhe llogaridhënia ecin krah për krah”, tha ai.

Më tej, shefi i diplomacisë maqedonase gjithashtu bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore të Maqedonisë së Veriut në rajon janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar shtetasit e vendit, duke siguruar mbrojtjen e tyre dhe ofrimin e të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore.

Sot herët, Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit duke e quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të menjëhershme” në mbarë vendin. Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja gjithashtu ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër “regjimit iranian”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments