2.1 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
BallinaLajmeAli Ahmeti pret Presidentin Begaj në selinë e BDI-së: Marrëveshja e Ohrit...

Ali Ahmeti pret Presidentin Begaj në selinë e BDI-së: Marrëveshja e Ohrit është vijë e kuqe

Lideri i Ali Ahmeti ka pritur sot në selinë e Bashkimi Demokratik për Integrim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në një takim të cilësuar si vëllazëror dhe me theks të fortë në bashkëpunimin kombëtar dhe perspektivën evropiane.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me fokus në stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Ahmeti theksoi rëndësinë jetike të Marrëveshja e Ohrit si gurthemeli i shtetit multietnik dhe arkitekturës së paqes në Maqedoninë e Veriut, duke paralajmëruar se çdo cenim i këtij kompromisi historik përbën sfidë ndaj frymës së bashkëjetesës dhe barazisë.

Në agjendë ishte edhe avancimi i projekteve strategjike rajonale, veçanërisht Korridori VIII, i cilësuar si bosht zhvillimi ekonomik dhe lidhjeje ndërmjet vendeve të rajonit.

Takimi riafirmoi përkushtimin e përbashkët për të thelluar partneritetin ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me orientim të qartë euroatlantik dhe me vendosmëri për mbrojtjen e paqes dhe barazisë ndëretnike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments