1.6 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeMikcoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri/Ma ka dhënë kryeministri...

Mikcoski i dhuron flamurin e Maqedonisë deputetit Riad Shaqiri/Ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, kur të ma jepni ju do ta mbaj”, 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, ia ka dhuruar flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri, pasi te i njëjti vërejti se në veshjen e tij e mbante vetëm flamurin shqiptar.

Gjatë diskutimit në seancën për pyetje të deputetëve, deputeti Shaqiri iu përgjigj kryeministrit duke i thënë se flamurin e vogël shqiptar e ka dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron Mickoski.Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”, tha Mickoski.

Ndërsa deputeti Shaqiri iu përgjigj duke i thënë se mburret se është shqiptar dhe se do ta mbante edhe atë maqedonas nëse ia dhuron kryeministri.

“Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar dhe mburrem se jam shqiptarë. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Kur të ma sillni ju flamurin e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e radhës në foltore do të vij me të njëjtin”, tha Shaqiri, i cili e vendosi edhe flamurin maqedonas në kostumin e tij.

https://www.facebook.com/reel/1941126259828991

l

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments