8.9 C
Tetovo
E enjte, 26 Shkurt, 2026
BallinaLajmeDijana Toska: Pse nuk po e lejoni mbajtjen e provimit të jurisprudencës...

Dijana Toska: Pse nuk po e lejoni mbajtjen e provimit të jurisprudencës në shqip? Fillkov: Çfarë bënë 8 ministrat e BDI-së për 20 vjet?

Deputetja e Frontit Europian, Dijana Toska sot adresoi disa kritika deri te ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në lidhje me mos-pranimin e kërkesës së studentëve shqiptarë për mbajtjen e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21.

“Në mënyrë të prerë keni deklaruar që nuk do të lejoni të mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe edhe pse 385 studentë të fakultetit juridik kanë nënshkruar peticion dhe kërkojnë ta japin në gjuhën shqipe. Ku bazoheni ju në këtë vendim, në cilat ligje, në cilat ligje. A është kjo tendencë, apo projekt për të përjashtuar gjuhën shqipe dalë ngadalë nga të gjitha institucionet shtetërore”, tha Toska.

Ministri Fillkov tha se për momentin nuk ekziston mundësi që provimi në fjalë të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes, ndërsa pyeti se çfarë kanë bërë 8 ministrat e Drejtësisë nga BDI për 20 vjet, në lidhje me këtë çështje.

“Rreth provimit të jurisprudencës dhe rreth asaj si jepet dhe si mund të jepet. Për momentin nuk ka mundësi që të jepet në gjuhë tjetër përpos maqedonishtes. Për shkak se provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është provim procedurë administrative. Ju e keni të qartë këtë. Edhe Komisioni i Venecias ka dhënë mendim për përdorimin e gjuhës dhe për momentin në Kushtetuese ka 13 nisma për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë për të njëjtin. Rreth përdorimit të gjuhës dhe asaj. A është dikush nacionalist apo jo, flet ky vërtetim që është në dy gjuhë dhe është nënshkruar nga unë këtu poshtë në të majtë. Secili që ka kërkua në Ministrinë e Drejtësisë, i është lejuar, kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Por ju sot duhet të përgjigjeni se çfarë kanë bërë 8 ministrat tuaj në 20 vitet e kaluara”, tha Fillkov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments