4.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKE hedh poshtë kërkesat e Ballkanit Perëndimor: Transportuesit e rajonit para kolapsit...

KE hedh poshtë kërkesat e Ballkanit Perëndimor: Transportuesit e rajonit para kolapsit dhe bllokadave

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e dërguara nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të gjetur një kompromis lidhur me kufizimin e qëndrimit të transportuesve të mallrave në zonën Shengen. Sipas raportimeve, ky vendim pritet të shkaktojë protesta të reja dhe bllokada të pikave kufitare e porteve, pasi transportuesit pretendojnë se rregullat e reja do t’i nxjerrin nga tregu.

​Transportuesit kishin propozuar që shoferët profesionistë të pajisen me viza të veçanta ose që koha e tyre e transitit nëpër BE të mos llogaritet si kohë qëndrimi, por KE i cilësoi këto kërkesa si të pamundura dhe në kundërshtim me rregullat e Shengenit. Zyrtarët evropianë ishin të prerë se shoferët duhet t’i përshtaten rregullit “90/180”, i cili lejon qëndrimin në BE për maksimum 90 ditë brenda një periudhe prej gjashtë muajsh.

​Përfaqësuesit e transportuesve paralajmëruan se zgjidhja e ofruar nga KE – pajisja me viza vetëm për qëndrim mbi 90 ditë në një shtet specifik – do të nxiste ikjen e shoferëve drejt kompanive evropiane dhe do të detyronte firmat rajonale të zhvendosnin bizneset e tyre në BE. Ata theksojnë se me rregullat që hyjnë në fuqi në fillim të prillit, për shkak të pritjeve të gjata në kufij, do të mund të punojnë vetëm dhjetë ditë në muaj, duke u bërë plotësisht jokonkurrues. Meqenëse KE ka refuzuar çdo ndryshim të qëndrimit, transportuesit pritet të dakordohen për forma të reja proteste në ditët në vijim

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments