6 C
Tetovo
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
BallinaLajme(video) BDI Çair: Izet Mexhiti për 100 ditë akuzohet për shpërndarjen e...

(video) BDI Çair: Izet Mexhiti për 100 ditë akuzohet për shpërndarjen e 200.000 eurove për aktivistë partiakë

Sekretariati për Parandalim dhe Antikorupcion (SPAK) pranë BDI Çair ka analizuar të dhënat e publikuara në openfinance.gov.mk, platformë zyrtare shtetërore për transparencë, dhe ka nxjerrë rezultate shqetësuese.

Në vetëm 100 ditë nga marrja e mandatit, kryetari i komunës, Izet Mexhiti, ka shpërndarë rreth 200 mijë euro (mbi 12 milionë denarë) për persona të lidhur me partinë e tij. Shumica e këtyre kontratave janë me aktivistë partiakë që nuk paraqiten në punë, por paguhen nga buxheti publik.

Për një komunë të vogël dhe të nënpërkrahur financiarisht, 200 mijë euro për këtë qëllim përbëjnë shumë. Këto janë para të qytetarëve, që duhej të shkonin për pastrimin e rrugëve, ndriçimin, mirëmbajtjen dhe nevojat bazë të banorëve.

Në vend të kësaj, paratë po përdoren për interesa partiake, duke përbërë një keqpërdorim të buxhetit publik dhe një shkelje të besimit ndaj qytetarëve.

SPAK fton prokurorinë të hetojë menjëherë këto indikacione serioze për keqpërdorim të parave publike dhe korrupsion nga udhëheqësia e Komunës së Çairit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments