5.1 C
Tetovo
E diel, 8 Shkurt, 2026
BallinaLajmeSpiropali: Urime studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e gjuhës...

Spiropali: Urime studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për mbrojtjen e gjuhës shqipe

Ministrja për Evropë dhe Çështje të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi, përcjell INA.

Në një reagim publik, Spiropali thekson se kërkesa e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe është legjitime dhe përbën një të drejtë themelore, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të standardeve demokratike dhe të barazisë gjuhësore.

Ajo ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet, duke përmendur posaçërisht Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Zëvendëskryeministrin Arben Sali, për qasjen e tyre institucionale dhe respektimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor të vendit.

“Dialogu, zgjidhjet institucionale dhe respekti për të drejtat mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike”, ka theksuar Spiropali.

Reagimi i Ministres për Evropë dhe Çështje të Jashtme vjen në një kohë kur çështja e gjuhës shqipe në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut ka nxitur debat të gjerë publik dhe mobilizim qytetar nga ana e studentëve shqiptar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments