6.2 C
Tetovo
E diel, 8 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBesnik Memeti u zgjodh kryetar Dega Kumanovë-PDSH

Besnik Memeti u zgjodh kryetar Dega Kumanovë-PDSH

Sot u mbajt Kuvendi Zgjedhor i PDSH-së – Dega Kumanovë. Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës së PDSH-së në Kumanovë zgjodhën z. Besnik Memeti.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në konsolidimin politik të PDSH-së në Kumanovë, duke riafirmuar unitetin, vendosmërinë dhe gatishmërinë për veprim politik të organizuar.

Në punimet e kuvendit mori pjesë edhe kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi, i cili përshëndeti kuvendarët dhe theksoi rëndësinë e forcimit të degëve në terren si bazë e veprimit politik.

Gjatë kuvendit u zgjodh edhe Kryesia e Degës, duke kompletuar strukturat udhëheqëse dhe duke hapur një fazë të re angazhimi politik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments