6.2 C
Tetovo
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
BallinaLajmeLëndët narkotike/ Intensifikohen kontrollet nëpër Shkollat e mesme dhe ato fillore të...

Lëndët narkotike/ Intensifikohen kontrollet nëpër Shkollat e mesme dhe ato fillore të Tetovës

Lëndët narkotike të kapura në rajonin e Tetovës për një vit kanë ngritur alarmin që policia dhe Komuna e Tetovës të intensifikojnë kontrollet nëpër Shkollat e mesme dhe ato fillore me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga ky fenomen. Pos Shkollave, kontrolle do të kryen edhe nëpër objektet hotelierike

“Po merren masa dhe janë shpeshtuar kontrollet e objekteve hotelerike që janë afër shkollave”, tha Muhamet Ademi, Komandant i Stacionit Policor Tetovë.

“Do vazhdojmë që me masat që përmenda dhe aktivitetet tjera bashkë edhe me Ministrinë e Arsimit dhe inspektoratin, të rritim kontrollet, masat parandaluese dhe çdo gjë tjetër që në drejtim të asaj që të ballafaqohemi. Do kisha ftuar edhe prindërit që të jenë më të kujdesshëm me fëmijët e tyre”, deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i komunës së Tetovës.

Marijuana fillon të përdoret nga fëmijët që në shkollën fillore ndërsa numri i përdoruesve në Shkollat e mesme vazhdimisht është në rritje

“Mosha në të cilën fillojnë të përdorin droga apo substanca psiko aktive, ndër vite po shkon duke u ulur, pra fillojnë në moshën fëmijërore, në shkollë të mesme dhe shkollës fillore. Numri i fëmijëve që përdorin substancat, pra nis më së shpeshti nga mosha e re pra nga fillorja”, u shpreh Imran Memedi, Psikiatër.

Viti 2025 ka shënuar rekordin e sasisë së kapur, prej rreth 90 kilogram marijuanë brenda vitit, ndërsa janë sekuestruar, edhe kokainë rreth 160 gram. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments