6.6 C
Tetovo
E enjte, 5 Shkurt, 2026
BallinaLajmeJa çka thotē Bilall Kasami,se a do shitet “Shik Jellaku” -Tetovë,në bllokun...

Ja çka thotē Bilall Kasami,se a do shitet “Shik Jellaku” -Tetovë,në bllokun 57A?(Video)

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se Plani Detal Urbanistik për bllokun urban 57A aktualisht ndodhet në procedurë përpilimi nga kompania planifikuese informon Tetovasot.

Sipas tij, sapo të përfundojë drafti i parë i planit, ai do të procedohet më tej në përputhje me dispozitat ligjore.

“Sa i përket planit detal për bllokun urban 57A, ai është në procedurë përpilimi nga kompania planifikuese. Nga momenti kur do ta kemi draftin e parë, do ta procedojmë në bazë të ligjit”, ka deklaruar Kasami.

Ai ka theksuar se qëndrimi i Komunës së Tetovës ka qenë i qartë dhe i shprehur edhe publikisht, që kjo zonë të trajtohet si bllok urban dhe të destinohet për nevojat e institucioneve publike.

“Propozimi dhe gatishmëria jonë kanë qenë që ajo zonë të jetë bllok urban, përkatësisht të destinohet për institucione publike. Janë dhënë orientimet për shtëpinë planifikuese dhe, nga momenti kur do ta kemi draftin e parë, do ta procedojmë më tej”, ka shtuar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments