-0.9 C
Tetovo
E hënë, 2 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKonkursi i Kulturës, 81.000 denarë për librin e zëvendësministrit Iseni

Konkursi i Kulturës, 81.000 denarë për librin e zëvendësministrit Iseni

Veprimtaria e “Botimeve” në Konkursin për mbështetjen e projekteve me interes nacional në kulturë, edhe këtë vit nuk i shpëtoi reagimeve, shkruan gazeta KOHA

Projektet shqiptare, më të shumtat në numër janë ato të mbështetura me shuma të vogla, një pjesë e konsiderueshme me nga 60 mijë e deri në 100 mijë denarë.

Në listën e projekteve të fituara paraqitet edhe emri i zëvendësministrit të Punëve të Brendshne, Astrit Iseni, me titullin e librit “Hulumtime në kieziologji” me autor Astrit Iseni.

Botimi i librit të Isenit në vlerë prej 81.000 denarë ka aplikues Shoqërinë për prodhim, tregti dhe shërbime “SEMI GENIMEPS” SHPK import-eksport nga Kumanova, shkruan KOHA.

Nga Kumanova, profesor i Edukatës Fizike me emrin Astrit Iseni është vetëm zëvendësministri i Policisë. Iseni ka diplomuar në Fakultetin e Edukatës Fizike, Sportit dhe Shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Kineziologjisë.

Ndryshe, praktika e mbështetjes së botimeve ai punime shkencore për mbrojtjen e magjistraturave, apo doktoraturave, përkthime… e të tjera vazhdon prej disa vitesh, edhe pse qëllimi është mbështetja e shkrimtarëve dhe letrarëve e jo temave të diplomave private. (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments