6.1 C
Tetovo
E diel, 25 Janar, 2026
BallinaLajme(VIDEO) BDI: Qendra Rinore në Çair, premtim që nuk gjendet në buxhetin...

(VIDEO) BDI: Qendra Rinore në Çair, premtim që nuk gjendet në buxhetin e vitit 2026

Partia opozitare BDI ka vazhduar zbardhjen e atyre që po i quan manipulime që  qeverisja po ua bën qytetarëve. Suela Bushi nga kjo parti tha se po flasim për një tjetër rast konkret të ashtuquajturën Qendër Rinore në Çair. Siç tha Bushi, prej muajsh, Izet Mexhiti e ka prezantuar atë projekt si një nga prioritetet kryesore për të rinjtë e Çairit. Sipas BDI-së, ka folur për bibliotekë, për laborator digjital, për akademi STEM, për hapësira kreative, ku dhe janë shpërndarë fotografi dhe vizualizime sikur projekti është gati për realizim.

SUELA BUSHI, BDI

‘’Nëse e hapim Buxhetin për vitin 2026, nuk gjejmë asnjë rresht për këtë projekt. Nuk ka mjete për projektim, nuk ka mjete për ndërtim, nuk ka mjete për pajisje, nuk ka mjete për programe për të rinjtë. Pra, kemi një projekt që ekziston vetëm në fjalë, por jo në dokumente zyrtare. Kjo është manipulim i pastër’’.

Bushi tha se manipulimi i qytetarëve është i keq, por manipulimi i të rinjve është edhe më i rëndë, sepse u shet atyre shpresë për diçka që nuk ekziston. Duke shtuar se të rinjve të Çairit u është thënë se do të kenë hapësirë për dije, për teknologji, për kreativitet dhe sipas saj në realitet, në buxhet për ta nuk ka asnjë denar. Ne sot nuk po bëjmë politikë me hamendje, por me dokumente, dhe dokumenti quhet: Buxheti 2026 deklaroi Bushi.

SUELA BUSHI, BDI

‘’Prandaj, pyesim publikisht: Nëse ky projekt është prioritet, pse nuk është në buxhet?

Nëse është real, ku janë paratë?. Dhe nëse nuk ka para, pse u është premtuar të rinjve diçka që nuk është planifikuar të realizohet?’’.

Gjithashtu ajo njoftoi se do të vazhdojnë t’i nxjerrin në dritë këto manipulime, një nga një,

sepse e vërteta për qytetarët është më e rëndësishme se propaganda e pushtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments