Në muajin dhjetor, në sektorin e ushqimit dhe pijes ka një ulje të çmimeve, dhe e njëjta gjë është vërejtur edhe në fillim të janarit, prandaj nuk ka arsye për masa të veçanta, deklaroi ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, duke iu përgjigjur pyetjes për masat për uljen ose stabilizimin e inflacionit, përcjell TV21. Sipas tij, nëse ka një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve, siç ka ndodhur në të kaluarën, do të merren masa, por në këtë moment, ai thekson se një gjë e tillë nuk është e nevojshme.“Tani për tani nuk shohim arsye për marrjen e masave të veçanta, për kufizimin e marzhës bruto të fitimit ose për kufizimin e çmimeve. Ne e monitorojmë situatën çdo ditë, jemi në komunikim me përfaqësuesit e ISHT-së, dhe nëse ka nevojë, siç kemi reaguar më parë, do të reagojmë edhe këtë vit. Por, në muajin dhjetor, edhe një herë dua të theksoj, në sektorin e ushqimit dhe pijes, inflacioni, d.m.th. çmimet, janë ulur për 0,4 për qind dhe jam i bindur dhe besoj se ky trend do të vazhdojë edhe këtë vit”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë dhe Punës.
