0.8 C
Tetovo
E martë, 13 Janar, 2026
BallinaLajmeQoku: Qeveria teknike s’është më e nevojshme! Ademi: Duhet ruajtur për zgjedhje...

Qoku: Qeveria teknike s’është më e nevojshme! Ademi: Duhet ruajtur për zgjedhje të drejta

Pas zgjedhjeve lokale, ka rifilluar debati për rolin e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut. Për VLEN dhe VMRO, koha e qeverisë teknike e paraparë nga Marrëveshja e Përzhinës ishte e domosdoshme vetëm në periudha krize dhe sipas tyre më nuk është e nevojshme.“VLEN mendon që koha kur shteti u detyrua të ketë qeveri teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos, ishte koha kur ndodhej në një modus krize e cila u shkaktua nga qeveria e Mijalkvoit dhe Gruevskit bashkë me BDI-në e Ali Ahmetit dhe Musa Xgaferit  e Blerim Bexhetit. Këta figura edhe kjo kriza aktualisht nuk është më dhe shteti dhe administrata publike është e aftë të organizojë zgjedhje kredibile dhe të drejta, të rregullta dhe konkuruese dhe këtë e dëshmoi me zgjedhjet lokale”, tha Beklim Qoku nga VLEN.Por partitë opozitare LSDM dhe BDI janë kund shfuqizimit të Qeverisë Teknike. Nga BDI theksojnë se problemi nuk është eliminuar. Arber Ademi në Cick Plus tha se  gjatë zgjedhjeve lokale ka pasur abuzim të aparatit shtetëror, përfshirë përdorimin e investimeve. 

“A ka patur një abuzim të aparatit shtetëror në zgjedhjet lokale, ka patur ne të gjithë jemi dëshmitar. A ka patur shkelje të nenit 8A  të kodit zgjedhor, ku ndalohet përurimi, lëshimi në përdorim i investimeve e kështu me radhe. Ju e dini, jo para raundit parë, por edh enjë ditë para raundit të dytë ju keni lëshim në përdorim të investimeve të caktuara, para për vota. Kjo flet se edhe përskaj obligimeve ligjore që rrjedhin nga marrëveshja e Përzhinos.. kjo Qeveri pa legjitimit etnik e kanë shkelur me dy këmbë këtë detyrim ligjor dhe e kanë deformuar rezultatin zgjedhor”, theksoi Arbër Ademi nga BDI. Debati tregon një ndarje të qartë mes pushtetit, që sheh qeverinë teknike si të tejkaluar, dhe opozitës, që kërkon ruajtjen e saj për të siguruar proces zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm. Për qeverinë teknike pritet t bisedohet edhe në takimin e liderëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments