www.telegrami.mk
Lajmi interaktiv
Muhabetet që mund ti ndëgjosh nga vizitorët
“Komuna e Tetovës ka dështuar në Kodrën e Diellit.”“Parkingjet në Kodrën e Diellit janë si dielli në dimër – përmenden, por nuk shihen.”Parkingjet ekzistojnë vetëm në projektet e komunës.”
“Komuna flet për zhvillim turistik, rruga flet ndryshe.”“Komuna menaxhon Kodrën e Diellit si vend të përkohshëm, jo si aset publik.”
Kodra e Diellit ofron një përvojë unike parkimi:
parkingjet nuk ekzistojnë, që vizitorët të mos stresohen se ku ta lënë makinën.
Makina lihet aty ku ndalet fati,
rruga shndërrohet në parking,
ndërsa ecja 40-minutëshe drejt destinacionit konsiderohet aktivitet rekreativ falas.
Është një model modern turizmi:
më pak infrastrukturë, më shumë imagjinatë.
———————————————————————————
Kjo është tipike hedhje faji ping-pong dhe asgjë më shumë.
Komuna e Tetovës po sillet sikur Kodra e Diellit nuk është territor i saj. Qytetarët dhe turistët nuk i intereson kush është koncesioner e kush jo – ata shohin vetëm rrugë të bllokuara, parkingje kaotike dhe mbeturina me muaj të tërë.
Faktet janë këto:
- Nuk ka parkingje funksionale → tollovi i paparë, rrezik dhe kaos.
- Rrugët nuk pastrohen → as drejt majës, as drejt vikend-shtëpizave.
- Mbeturinat janë lënë pas dore → kjo nuk justifikohet me reshje shiu apo bore.
- 40 minuta për të arritur te parkingu është absurditet për një qendër turistike.
Justifikimi “është përgjegjësi e koncesionerit” nuk mban. Komuna:
- e ka dhënë koncesionin,
- duhet ta mbikëqyrë,
- duhet ta ndëshkojë kur nuk punon.
Nëse koncesioneri dështon, komuna mban përgjegjësi politike dhe ligjore. Pikë.
Kodra e Diellit po trajtohet si barrë, jo si potencial turistik. Me këtë qasje, Tetova po humb para, imazh dhe besim publik.
Pa plan konkret për parkingje, pastrim dhe kontroll të koncesionarit, çdo deklaratë tjetër është vetëm arsyetim bosh.
16 janar 2022 Bilall Kasami deklaron si pjesë e planit për vitin 2022 është paraparë edhe ndërtimi i parkingut në kate në Kodër të Diellit e cila do të krijonte mbi 900 vende parkimi….www.telegrami.mk
_——_———————————-
Mesut Shabani

