www.telegrami.mk
lajmi interaktiv
Mbrëmë në Tetovë për shkak të rreshjeve të mëdha atmosferike-shiut ,rrëshqiti edhe dheu që gjendet përrreth Rrugës së Banjës … Rrjetet sociale dhe tabloidet nga Tetova shkuan aq larg mbrëmë sikur për çdo gjë lidhur me këtë pjesë të rrugës ka fajet edhe rrëshqitja e mëhershme dhe akuzuan edhe ish kryetaren e komunës Teuta Arifi.Që edhe nuk qëndron,për këtë momentum ,sepse vërtetë gjatë mandatit të saj u rrindërtua trasea Rruga e Banjës dhe pas 4 viteve për rrëshqitje dheu të vazhdosh ta akuzosh nuk ka logjikë dhe pastërti mentale mediatike .Akuzimi i Teuta Arifit për një rrëshqitje dheu pas 4 vitesh është i sforcuar, joprofesional dhe mediatikisht i papastër .Teuta Arifi për shumë çka raste të shumta e humbi mandatin e tretë ,një episodë e marrim edhe Rrugën e Banjës,Teuta Arifi vuri murin e tash a ishte muri vetëm si rasti i oxhakut deri sa ti marrin lekët mjeshtrit është çështje përgjegjësie edhe të tenderashëve aso kohe (foto dëshmi muri ekziston )
Por tabloidet tetovare të yshtura nga lakmia materiale që u ofrojnë menaxhmenti i pushtetarëve aktual ,i turen vend e pavend kryetarllëkut të Teuta Arifit.Por te Rruga e banjës është edhe faktori VIS MAJOR i përzier.Kryetari aktual Bilalll Kasami eksperti i çdo gjëje dy herë deri tash u mundua të vëjë në binarë efikasitetin e mirëmbajtjes së Rrugës së Banjës,dhe nuk ia doli …
as në vitin 2023
Pra përveç faktorit njeri (ndërtuesit dhe fituesit e tenderit ) është edhe fuqia -VIS MAJOR.Askush serioz nuk e akuzon Kasamin për rrëshqitjen e mbrëmshme – dhe njësoj nuk duhet akuzuar Arifi për këtë episod..për rrëshqitjen e dheut mbrëmë me 07.01.2026
Problemi real:
- Tenderë pa ekspertizë reale
- Firma që s’kanë kapacitet për mure mbajtëse
- Media lokale që shërben interesat e pushtetit aktual
- Dhe mbi të gjitha: “ekspertë katundi” që flasin më shumë se gjeologët dhe inxhinierët
Ka faktor njerëzor (ndërtim, tenderë, mbikëqyrje)
Ka faktor natyror (VIS MAJOR)
Nuk ka bazë logjike për linçim politik selektiv
www.telegrami.mk
=====================================================
Mesut Shabani

