SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj A.B. (44), M.A. (39) dhe G.SH. (25), të gjithë nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “mashtrim”.
Më 16.12.2024, të dyshuarit janë përpjekur që, përmes paraqitjes së rreme të fakteve, të mashtrojnë zyrtarët policorë të policisë së trafikut.
Sipas njoftimit, ata janë marrë vesh paraprakisht dhe, në ambientet e një autolavarie në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, kanë përplasur në mënyrë fiktive dy automjete të markës “BMW” – një me targa kombëtare zvicerane dhe një tjetër me targa të Tetovës – me qëllim që të arkëtonin dëmshpërblim nga një shoqëri sigurimi.
