Në revizionin e kryer në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar raste të vjetruara dhe fonde të papaguara në buxhetin e shtetit, sulme të IT-së dhe parregullsi të ndryshme.
“Veprime të papërshtatshme në përpunimin e rasteve të kundërvajtjes, menaxhimin e prokurimit publik, sigurinë e IT-së dhe procedurat për kategorizimin e objekteve hotelerie për strehim”, raportoi Revizioni.
Ky raport i Revizionit është për punën e ministrisë në vitin 2024. Në këtë raport theksohet mendimi me rezervë në lidhje me vërtetësinë e raporteve financiare.
Për shkak mosprocedimit të rasteve nga Komisioni i Kundërvajtjes, vlerësohet se buxheti i shtetit është dëmtuar me 2 078 000 euro. Komisioni deri në nëntor të vitit 2024 ka marrën 1 534 Vendime për ndërprerjen e procedurave kundërvajtëse.
