1.5 C
Tetovo
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeShumë paralajmërime, por VLEN-i ende s’u bë zyrtarisht një parti! Synon kryetar...

Shumë paralajmërime, por VLEN-i ende s’u bë zyrtarisht një parti! Synon kryetar me rotacion, secili nga një vit ta drejtojë partinë?

Tani e 8 muaj që thanë se u bënë një parti, por VLEN-i ende s’e ka formalizuar këtë gjë! Kanë formuar një kryesi të përbashkët, por akoma nuk kanë arritur të zgjedhin një kryetar. Ky proces me sa duket do të mbetet pas festave, pasi askush nga VLEN nuk kanë paralajmëruar kohën se kur do të bëhet konsolidimi i plotë. Njëri nga anëtarët e kryesisë së VLEN-it, Fatmir Limani tha se sa më shpejtë të formohen juridikisht organet e partisë VLEN, aq më shpejtë do të merr formë partia. “Sa më shpejtë aq më mirë edhe për VLEN-in edhe për mbarëvajtjen e gjithë proceseve politike dhe për pritshmëritë që kanë e gjithë popullata, e cila sy e vesh i kanë nga ne. Mendoj se të gjithë e dinë se kush mund të jetë përfaqësuesi më i mirë i shqiptarëve, në kuadër të kësaj përbërje, e cila quhet VLEN. Këtë duhet t’ua lejmë organeve partiake dhe strukturës që përbën subjektin e VLEN-it siç janë LD, ASH, Besës, Alternativës dhe në fund të presim të realizohet pritshmëria e popullsisë. Me shpresë të madhe dhe bindje të thellë të fokusohemi te përzgjedhja e asaj që gjithë e presim të përfaqësohemi nga një lider i dinjitetëshëm, i cili orientim të vetëm do të ketë Unionin Evropian”, tha Fatmir Limani, VLEN.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments