2.1 C
Tetovo
E premte, 28 Nëntor, 2025
BallinaLajmeMickoski: Kërcënimet hibride dhe informative janë sfida më serioze për vendin

Mickoski: Kërcënimet hibride dhe informative janë sfida më serioze për vendin

Për kryeministrin Hristijan Mickoski, kërcënimet hibride dhe dezinformatat janë sfida më serioze për vendin dhe ato duhet të jenë përparësia kryesore në procesin e zbatimit të reformave. Në konferencën e sotme se si t ‘i njohim këto kërcënime, por edhe si të reagojmë në mënyrë efektive, Kryeministri tha se dezinformimi madje çon në urrejtje midis qytetarëve, e cila, nga ana tjetër, duhet të mposhtet vetëm përmes informimit të duhur.

”Kjo atmosferë toksike krijon në mesin e qytetarëve zemërim, shpesh urrejtje, nganjëherë politike, ndonjëherë ndarje fetare dhe etnike, dhe e gjithë kjo synon të krijojë jo vetëm mosbesim në institucione, por edhe në vetë shoqërinë. Unë mendoj se me informimin e duhur ne do të jemi në gjendje t ‘i mposhtim këto elemente në shoqëri dhe kur ato elemente të mposhten do të jemi në gjendje të ecim përpara”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, Maqedonia e Veriut nuk është e vetme, tha Metju Loson, ambasadori britanik në vend. Ai theksoi se këto sfida mund të përgjigjen vetëm me rezistencë të përbashkët.
“Ne besojmë se është me të vërtetë e rëndësishme që sistemet të kenë burime të sakta informacioni, sepse dezinformimi prish çdo demokraci. Kjo është arsyeja pse ne konsiderojmë se si partnerë të NATO-s duhet marrim pjesë në këtë luftë së bashku me Kryeministrin dhe me ju”, u shpreh Metju Loson, Ambasadori Britanik në vend.

Përveç Ambasadës Britanike, në konferencën e sotme të titulluar “Kërcënimet hibride dhe dezinformatat- nga njohja në një përgjigje sistematike nacionale” morën pjesë Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonovski, si dhe disa profesorë dhe ekspertë të fushës nga vendi dhe Evropa. (Alsat.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments