2.9 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeVLEN: Komisioni Anketues të zbardhë të vërtetat e të gjitha rasteve tragjike

VLEN: Komisioni Anketues të zbardhë të vërtetat e të gjitha rasteve tragjike

Nga Koalicioni VLEN, në një komunikatë për media, kanë thënë se ata mbështesin plotësisht formimin e Komisionit Anketues, sepse, sipas tyre, për vite me radhë qytetarët kanë qenë të lënë pa përgjigje dhe të manipuluar.

“Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet i qartë se duhet komision gjithëpërfshirës, duke shmangur çdo qasje selektive apo të motivuar politikisht dhe pikërisht një komision i tillë po formohet.

Tani komisioni do të shqyrtojë me seriozitet dhe me mandat të gjerë të gjitha rastet e rënda që kanë tronditur vendin gjatë viteve, nga “Durmo Turs” dhe “Besa Trans”, te spitali modular dhe tragjedia e Koçanit. Vetëm një qasje e tillë e plotë mund të nxjerrë në pah dështimet dhe boshllëqet institucionale që kanë kushtuar jetë. VLEN pret që ky komision të nxjerrë në pah jo vetëm dështimet individuale, por edhe modelet e keqmenaxhimit që kanë lejuar tragjedi të njëpasnjëshme ndër vite.”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments