2.9 C
Tetovo
E enjte, 27 Nëntor, 2025
BallinaLajmeBlendi Hodai: Transparenca është parakusht për arsim më cilësor

Blendi Hodai: Transparenca është parakusht për arsim më cilësor

Forumi për Ndryshime në Arsim ka prezantuar gjetjet kryesore të Indeksit të Transparencës së Universiteteve në Maqedoninë e Veriut. Organizatori Blendi Hodai theksoi se si Forum për Ndryshimin e Arsimit e cilësojnë transparencen si një parakusht për menaxhim të mirë të universiteteve publike, por në të njëjtën kohë edhe si një parakusht për një arsim më cilësor. Hodai deklaroi se nga rezultet vërejnë që ka një trend shqetësues të mos transparencës sistemike ku për shembull vetëm dy nga shtatë universitete i publikojnë informatorin universitar. Ku gjithashtu tregoi se Informatori universitar është dokumenti ku oficializohen vendimet e rektoratit edhe senadit.

BLENDI HODAI, ORGANIZATOR

‘’Ne e përgëzojmë universitetin e Europës Juglindore ne Tetovë që është e ranguar në vendin e parë si universiteti më transparent, më pas është në vendin e dytë e bashkë ndajnë universiteti Shën Kirili dhe Metodij dhe universiteti Goce Dellcev i Shtipit, në vendin e katërt është universiteti Shën Apostol Pali i Ohrit, në vendin e pestë dhe gjashtë si universitete pjesërisht transparente është universiteti i Shën Klimenti i Ohrit në Manastir dhe në vendin e gjashtë universiteti Nënë Tereza në Shkup, ndërkaq si universiteti i vetëm me jo transparent në vendin e shtatë është Universiteti i Tetovës që gati se nuk publikohen as raporte vjetore financiare, as buxheti vjetor, as informatori universitar’’.

Ai njëkohësisht njoftoi se nuk është vetëm një instrument matës por është një thirrje për reformë, një thirrje për krjimin e një kulture të transparencës të llogaridhënies dhe të cilësisë në arsim./SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments