6.8 C
Tetovo
E diel, 23 Nëntor, 2025
BallinaLajmeAUV: Janë asgjësuar mbi 20 tonë patate të ngrirta me afat të...

AUV: Janë asgjësuar mbi 20 tonë patate të ngrirta me afat të skaduar dhe 2,000 kg mish pule

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka asgjësuar mbi 20 tonë patate të ngrira, të cilat ishin me afat të skaduar, përcjell TV21. Nga AUV njoftojnë se gjithashtu janë asgjësuar rreth 2,000 kilogramë mish pule, që ka rezultuar të jetë i dëmshëm.“Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarinë (AUV) penguan importin e 20.500 kilogramëve patate të ngrira – patate për pomfrit (patate të skuqura), me afat përdorimi të skaduar (23.05.2025). Patatet, të importuara nga Holanda, ishin destinuar për shitje në tregun e Maqedonisë. Sasia e ndaluar e patateve të ngrira u asgjësua në mënyrë të padëmshme të premten në deponinë “Drisla”, në prani të inspektorëve të ushqimit nga Agjencia, bazuar në masën e ndalimit të importit dhe vendimin për asgjësim të padëmshëm. Gjatë një kontrolli të jashtëzakonshëm inspektues tek një operator i ushqimit me origjinë shtazore, AUV sekuestroi dhe asgjësoi në mënyrë të padëmshme edhe 2.000 kilogramë mish pule të pasigurt. Për shkak të mosrespektimit të procedurave të mirëmbajtjes higjienike dhe mirëpraktikës së prodhimit, operatorit i ushqimit iu shqiptuar masa e ndalimit të përkohshëm të aktivitetit dhe një gjobë prej 4.400 eurosh në kundërvlerë denare”, thonë nga AUV./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments