Pothuajse tre javë pas përfundimit të procesit zgjedhor konstituohet këshilli i Komunës së Tetovës.
Dështimi i deritanishëm ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve midis partnerëve të koalicionit VLEN për emrin e kryesuesit.
Në ditën e fundit të afatit ligjor, me 16 vota për dhe 11 kundër pas miratimit të mandateve, këshilli zgjodhi Jusuf Abdulin nga koalicioni VLEN, përkatësisht partia Alternativa si kryetar.
Këshilli komunal poashtu zgjodhi edhe komisionin për emërime si dhe komisionin për kurorëzimet.
