9 C
Tetovo
E enjte, 20 Nëntor, 2025
BallinaLajmeRyshfet dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare! Ndalohen persona nga DAP dhe ISHT,...

Ryshfet dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare! Ndalohen persona nga DAP dhe ISHT, në lidhje me tragjedinë në Koçan.Është arrestuar jozyrtarisht inspektori Dragan Paunov,vëllai i…

Inspektori Dragan Paunov nga Drejtoria e të Ardhurave Publike në Shtip, vëllai i Kryetares së Gjykatës Penale në Shkup, Daniella Dimovska përfundoi në pranga në kuadër të aksionit plicor lidhur me zjarrin në klubin e natës Puls në Koçan. Pos tij janë arrestuar edhe 10 persona të tjrë të punësuar në DAP. Megjithëse nuk kishte konfirmim zyrtar të arrestimit të Paunovit, prokurori i shtetit, Ljupço Koçevski, konfirmoi se aksioni ishte në vazhdim dhe se kërkimet po kryheshin në disa vende.

“Gjatë ditës së kaluar dhe sot, po ndërmerren veprime të caktuara. Sot, sipas informacioneve të mia, janë ndaluar rreth dhjetëra njerëz dhe po kryhen kontrolle në vende të caktuara. Këta janë njerëz të punësuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, dhe ende nuk kemi parë për veprat penale, megjithatë, njohuritë fillestare kanë të bëjnë me veprat penale e shpërdorimit të detyrës dhe autorizimit dhe dhënies dhe marrjes së ryshfetit”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik Shtetëror.

Në opinion u publikuan mesazhet e shkëmbyera nga inspektorët e DAP-it me pronarët e Pulsit, përfshirë Paunovin, të cilat tregojnë se si ata ranë dakord të mos kryenin kontrolle në kabare në këmbim të parave dhe dhuratave. Kocevski konfirmoi se disa nga këto mesazhe do të futeshin në prova, por nuk donte të zbulonte detaje.

“Disa nga ato komunikime që iu paraqitën publikut, disa u përfshinë, megjithatë, u bë një deklaratë nga prokuroria dhe nga unë se disa nga ato mesazhe elektronike e kështu me radhë i janë dhënë gjykatës, por kjo ishte vetëm një pjesë e asaj lënde dhe lidhet edhe me këta persona”, u shpreh Ljupço Kocevski, Prokuror Publik Shtetëror.

Rasti kundër inspektorëve që po arrestohen do të trajtohet nga Prokuroria e Koçanit, dhe do t’i nënshtrohet një aktakuze të veçantë nga gjykimi për zjarrin në Koçan që filloi dje. Aksioni për arrestimin e inspektorëve u konfirmua nga MPB. Dje, filloi zyrtarisht gjykimi për Koçanin në sallën e gjyqit të Idrizovës, kur për herë të parë 35 persona fizik dhe tre persona juridikë u ulën në bankën e aktakuzës, të gjithë të akuzuar për vepra penale të rënda kundër sigurisë së përgjithshme.

I akuzuari i parë është pronari i Pulsit, Dejan Jovanovski Deko, djali i tij, si dhe disa drejtues kompanish, ish-kryetarë të komunës së Koçanit, si dhe dy ish-ministra të ekonomisë. Në zjarrin e Koçanit më 16 mars jetën ë humbën 63 persona dhe u plagosën rreth 200. / Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments